Dyer Filomuro — dyer në nivel me murin
Dyert Filomuro mbyllen në nivel të plotë me murin, pa kornizë të dukshme, dhe lyhen në ngjyrën e murit. Zgjidhja më e pastër arkitekturore për banesa dhe zyra moderne — prodhuar me porosi nga XENI Group në Podujevë.
Kur cilësia shihet në çdo detaj
Korniza nga druri masiv kombinohet me HDF dhe hekur të zinkuar brenda, kështu që dera qëndron e drejtë dhe pa deformim. Trashësia 50 mm, me baglama të fshehura 3D ANSELM që rregullohen në tre drejtime.
Montim i saktë sipas hapësirës ekzistuese
Filomuro kërkon matje precize dhe përgatitje të murit. Ekipi jonë e mat objektin, prodhon kornizën sipas dimensioneve reale dhe e monton ashtu që gipsi dhe boja të mbulojnë tranzicionin plotësisht.
- Nivel i plotë me murin, pa kornizë të dukshme
- Trashësia 50 mm
- Kornizë dru masiv + HDF + hekur i zinkuar
- Baglama të fshehura 3D ANSELM (Italy)
- Doreza gjermane FUTURE
- Nuanca RAL dhe NCS sipas murit

Modele nga prodhimi jonë

Dyer Filomuro
Kur cilësia shihet në çdo detaj, eleganca nuk ka nevojë për fjalë të mëdha.
Pyetje të shpeshta
Çka është një derë Filomuro?+
Është derë që mbyllet në nivel të plotë me murin, pa kornizë të dukshme. Kur lyhet në ngjyrën e murit, dera pothuajse zhduket dhe hapësira duket më e pastër.
A mund të montohet Filomuro në një banesë të përfunduar?+
Po, por kërkon punime të vogla gipsi dhe lyerje rreth kornizës. Ideal është montimi para lyerjes përfundimtare të mureve.
Sa kohë zgjat prodhimi i dyerve Filomuro?+
Zakonisht 4–6 javë pas matjes në objekt, sepse korniza dhe kanata prodhohen posaçërisht për hapësirën tuaj.
